Tjetër fëmijë? Futbollistja 25-vjeçare pretendon se është vajza e Maradonës

schedule15:17 - 12 Janar, 2021

schedule 15:17 - 12 Janar, 2021

Që nga vdekja e legjendarit Diego Armando Maradona, ka patur shumë polemika rreth trashëgimisë së tij. Përveç pesë fëmijëve që njihen zyrtarisht si të tij, tashmë pretendohet që “Pibe De Oro” të ketë dhe një vajzë tjetër.

Bëhet fjalë për Eugenia Laprovittola, e cila luan futboll dhe mban mbi super fanellën me numrin 10, ashtu si babai i saj “biologjik”.25-vjeçarja ka lindur në 11 korrik 1995 në spitalin Evita de Lanus, po aty ku ka lindur dhe Diego. Eugenia e ka ndarë historinë e saj me gazetarin e famshëm argjentinas, Luis Ventura dhe tashmë ajo kërkon të njohë më shumë të kaluarën e saj.

 

Eugenia duke festuar si babai i saj

Mësohet se ajo është dhënë për birësim kur ka qenë e vogël dhe mund ta kishtë njohur Maradonën mes viteve 2018 e 2019, por e injoroi se mund të kishte qenë babai i saj. Tashmë Laprovittola dëshiron të takojë nënën biologjike dhe të mësojë për historinë e saj. Futbollistja e thekson se nuk i interesojnë aspak paratë apo për trashëgiminë, por kërkon të dijë më shumë për familjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!