Tjetër çmenduri në Mykonos, një grup turistësh bëjnë porosinë e pazakontë

schedule08:08 - 22 Gusht, 2022

schedule 08:08 - 22 Gusht, 2022

Çfarë nuk kemi parë të ndodhë në Mykonos këtë verë. Nga çmimet stratosferike në porosi, tek kërkesat më të veçanta të klientit. Por çfarë ndodh kur këto dy kategori kombinohen?

Ditët e fundit ka bërë xhiron e internetit një video ku përshkruhet një nga porositë më ekstreme të një grupi turistësh në ishullin e erërave. “Shkuam në një restorant të rastësishëm në Mykonos dhe porositëm 200 Aperol Spritz”, shkruan një vajzë nga Danimarka që ka ngarkuar në videon e ngarkuar në Tik Tok.

@zoezozz #life #lifehack #home #vlog ♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show

Edhe pse nuk na tregon se sa njerëz ishin në tavolinë, numri i koktejeve që porositën në të njëjtën kohë duket i çuditshëm. Megjithatë, lokali e ekzekutoi porosinë normalisht dhe e mbushi tryezën e tyre me gota dhe Aperol.

Siç mund ta shihni në video, turistët që kanë bërë porosinë specifike nuk kanë qenë më shumë se dhjetë, që do të thotë se secili prej tyre ka pirë jo pak kokteje gjatë xhirimeve të Tik Tok. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!