Gjykata e Lartë e Venezuelës ka vendosur të gjobis TikTok me një gjobë të majme prej 10 milionë dollarësh, duke e akuzuar atë për dështimin në kontrollimin e përhapjes së sfidave virale që thuhet se kanë çuar në vdekjen e tre fëmijëve.
Magjistratja Tania D’Amelio tha të hënën se kompania ka tetë ditë kohë për të paguar gjobën në Komisionin Kombëtar të Komunikimeve dhe se paratë do të përdoren për të krijuar një fond të veçantë për të “kompensuar viktimat e sfidave virale.”
D’Amelio tha se tre të rinj kishin vdekur dhe shumë të tjerë ishin prekur nga këto sfida, por nuk dha detaje ose nuk iu referua një rasti të veçantë.
Ajo gjithashtu kërkoi që platforma e videos të krijonte një zyrë në vend për të përfaqësuar kompaninë. Gjykata nuk specifikoi se cilat do të ishin pasojat në rast se TikTok nuk do t’i përmbahej vendimit. / abcnews.al