Tjetër aksident, dy të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd

schedule21:14 - 5 Nëntor, 2022

schedule 21:14 - 5 Nëntor, 2022

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy persona të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Më herët gjatë mbrëmjes njëtjetër aksident ndodhi në Elbasan. Në Papër u përplasën dy makina dhe si pasojë mbetën 3 persona të plagosur.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. /abcnews.al