Tjetër afrim për “djajtë e kuq”, United siguron shërbimet e “gardianit” turk

schedule10:56 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:56 - 1 Shtator, 2023

Me “shtatlartin” kamerunas, Andre Onana, të vetmin portier cilësor në radhët e “djajve” të Manchester United, këta të fundit ishin të detyruar të afronin dhe një tjetër “gardian” këtë merkato vere dhe duket se e kanë arritur diçka të tillë.

“Djajtë” e United kanë arritur të sigurojnë shërbimet e portierit turk, Altay Bayindir, nga “gjigandët” turq të Fenerbahce, me këta të fundit që kanë përfituar plot 7 milionë euro nga shitja e kartonit të 25-vjeçarit.

Ndërkaq, përsa i përket kontratës personale, Bayindir ka nënshkruar me “të kuqtë” e Manchester për 4 vitet e ardhshme, deri në vitin 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, në rast se turku dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!