Emisioni “Pressing” ka nisur pjesën e dytë dhe tashmë, po flitet për futboll. Dy gazetarët, Pejana Elezi dhe Ylli Aga, janë të ftuar në emisionin e moderuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira, aty ku kanë treguar se kë shohin si favoritë për titullin kampion në Superiore.
PEJANA ELEZI – “Mos të nxitohemi, se ne të Tiranës flasim, por le t’ia lëmë futbollit bio. E vetmja garë interesante do të bëhet mes Kukësit dhe Tiranës, Skënderbeu është i dënuar, te Bylisi ka polemika. E harrova Partizanin? Ata e kanë thënë dhe vetë…”
YLLI AGA – “Me sa kam ndjekur deri më tani, ka pak diferenca mes Tiranës dhe Kukësit. Edhe Partizani deri diku. Këto tre ekipe, do të jenë një linjë deri në fund të sezonit”./abcnews.al