Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Titulli i Serie A me play-off? Më mirë mos të shpallim skuadër kampione”

schedule21:16 - 11 Mars, 2020

schedule 21:16 - 11 Mars, 2020

Në Itali nuk do të ketë futboll deri në datë 3 prill. Koronavirusi ka krijuar një situatë të frikshme dhe nuk ka siguri nëse aktivitetet sportive do të rinisin pas datës së përcaktuar. Në vendin fqinj kanë filluar të dalin hipotezat e parë dhe titulli kampion mund të vendoset pas ndeshjeve “play-off”.

Opsion për të cilin nuk bie dakord Fabio Capello. Ish-trajneri i famshëm italian analizon situatën dhe shpreh mendimin e tij në një prononcim për Sky Sport.

Renditja aktuale nuk kënaq askënd. Ka skuadra që i kanë kaluar ndeshjet e vështira dhe tani kanë përpara përballje më të lehta, kështu që kanë mundësi për të përmirësuar pozitat e tyre. Play-off për titullin kampion? Do preferoja të mos shpallnim asnjë skuadër kampione se sa këtë opsion.

Jam dakord që kualifikimi i skuadrave në Champions dhe Europa League të bazohet në renditjen aktuale, ndërsa për luftën për të qëndruar në kategori të luhen ndeshjet ‘play-out’“, përfundon Fabio Capello. /abcnews.al

 

Fabio Capello

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!