Titulli i dytë si bardhezi, CR7 lëshon një batutë: Po na kthehet ves

schedule15:17 - 2 Gusht, 2020

schedule 15:17 - 2 Gusht, 2020

Juventusi ngriti lart trofeun e nëntë radhazi të Seria A mbrëmjen e djeshme, me bardhezinjtë që konfirmohen sërish si ekipi më i mirë në Itali. Edhe pse u mposhtën 1-3 nga Roma, e gjitha festa ishte për ta në “Allianz Arena”.

Një nga personat më të lumtur për këtë arritje është Cristiano Ronaldo, i cili postoi dy foto në “Instagram” pas ndeshjes. Fotoja e parë ishte me ekipin, ku portugezi i dedikoi dhe disa fjalë. “Jam shumë i lumtur që kam fituar 2 nga 9 titujt e fundit që Juventusi i ka fituar radhazi.

 

View this post on Instagram

 

Happy to win the last two of the nine Serie A consecutive titles for Juventus! It seems easy but it isn’t! Year after year with talent, dedication and hard work you can achieve your goals and be better than before! Let’s go for my third 💪🏼⚪️⚫️ # italychampions🏆🏆 # 31goals #finoallafine

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Duket e lehtë, por nuk është aspak. Vit pas viti me talent, përkushtim si dhe me shumë punë, ti mund të arrish objektivat dhe të bësh më mirë se më parë. Tashmë objektivi është titulli i tretë”, shkruan CR7.

Ndërsa postimi i dytë ishte një foto e tij me trofeun, ku 35-vjeçari duket shumë i lumtur. “Një më shumë. Ky nuk është aspak një ves i keq”, shkruan ai poshtë fotos. Ronaldo ishte në një formë të shkëlqyer këtë sezon, ku shënoi plot 31 gola në Seria A. Tashmë e ka radhën  Championsi, ku Juventus pret Lyonin në shtëpi. “Zonja e Vjetër” duhet të përmbysë rezultatin 1-0 të sfidës së parë për të avancuar në çerekfinalet e kompeticionit europian. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

One more! 🏆 It’s not a bad habit 😉

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

p;