Giuseppe Marotta ka analizuar situatën që po kalon ekipi zikaltër. Administratori i deleguar i Interit ka folur për objektivat e klubit dhe trajnerin. Titulli nuk është qëllimi real për këtë sezon, ndërsa elozhet për Antonio Conten nuk mungojnë.
Drejtuesi zikaltër e njeh mirë trajnerin leçez, pasai kanë punuar më parë te Juventusi. Tani është ndryshe dhe më vështirë, por kënaqësia nuk po mungon dhe Interi është në rrugën e duhur.
Në fund Champions League. Gara për t’u kualifikuar është e vështirë. Barcelona dhe Borussia Dortmund janë të frikshme dhe Marotta ka një mesazh për ekipin.
TITULLI – “Shpallja kampion nuk është qëllimi ynë për sivjet. Duam ta rikthejmë Interin në nivele të larta, por ky është një proces gradual rritjeje. Sapo jemi nisur dhe ka ende gjëra për të përmirësuar. Çdo gjë duhet bërë me qetësi, pa i futur në presion protagonistët.
CONTE – “Antonio është trajneri perfekt për këtë moment historik të Interit. Di të transmetojë vlera të rëndësishme. Duhet të mendojmë të përmirësohemi çdo ditë. Kur mendoj debutimin e Espositos në Champions League, ndihem krenar. Conte ka gjithçka për të bërë mirë. Është kompakt, pasionant dhe sakrifikon”.
Di të transformojë një grup njerëzish në një skuadër. Unë dhe Conte kemi patur guximin për të nisur këtë rrugëtim të vështirë. Është akoma herët, por po marrim kënaqësitë e para. Kampionati italian është më i bukuri në Evropë, mjafton të shikoni vështirësitë që të shkaktojnë ekipet e vogla”.
CHAMPIONS – “Grupi është i vështirë. Barcelona nuk diskutohet, por edhe Dortmundi është një skuadër shumë e vështirë. Ka ende pikë në lojë dhe duhet të luajmë në ndeshjet e mbetura me të njëjtin shpirt gare që treguam kundër Dortmundit”. /abcnews.al