Titullarë dhe fitues/ Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi festojnë në Europa League, fitojnë Rangers dhe Besiktas

schedule16:36 - 25 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 25 Tetor, 2024

Nedim Bajarmi dhe Ernest Muçi jetuan një mbrëmje të madhe në skenën e futbollit europian.

Dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë ishin titullarë dhe protagonistë në Europa Ligë, ndërsa skuadrat e tyre fituan sfidat.

Që pas transferimit te Gllasgou Rejnxhërs, Bajarmi nuk e ka lënë vendin e formacion.

Nga minuta e parë luajti edhe në suksesin e skocezëve 4-0 kundër Steaua të Bukureshtit. Ai ishte një nga pikat e orinetimin në aksionet sulmuese të vendasve, derisa u zëvendësua në minutën e 74-rt.

Kjo konfirmohet edhe nga vlerësimi në fund të ndeshjes, ku Bajrami ka notën e dytë më të lartë te Gllasgou.

I njëti diskutim vlen edhe për Muçin, që duket se ka harruar nisjen e keqe që i bëri sezonit.

Sulmuesi kuqezi ka fituar rolin e titullarit me Beshiktash, duke ndihmuar skuadrën e tij në një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertën e vështirë kundër Olimpik Lion.

Muçi ui zëvendësua në minutën e 66-të, ndërsa më pas festoi suksesin e Beshiktash të firmosur nga rrjeta e Gelson Fernandez.

Me fitoret e skuadrave të tyre, si Ernest Muçi ashtu edhe Nedim Bajrami mbajnë gjallë shpresat për të vazhduar më tej aventurën në Europë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!