Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Titullar me “valixhet” gati/ Kristjan Asllani luan me Inter në miqësore, por pritet të largohet

schedule14:22 - 13 Gusht, 2025

schedule 14:22 - 13 Gusht, 2025

Kristjan Asllani u kthye të luajë titullar me Inter, por kjo nuk e ndryshon të ardhmen e mesfushorit shqiptar që është larg skuadrës zikaltër.

Për habi të të gjithëve, futbollisti kuqezi zbriti në fushë nga minuta e parë në miqësoren kundër Monza, të fituar nga interistët vetëm pas goditjes së 11-metërshave, ndërsa koha e rregullt u mbyll në barazim  2-2.

Kristjan Asllani luajti për 84 minuta, duke I lënë vendin Bove kur skuadra e tij ishte në epërsi 2-1, ndërsa paraqitja e tij e përgjithshme ishte mbi mesataren.

Pavarësisht kësaj, mesfushori shqiptar nuk do të ketë vend në sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, ai ka bërë gati valixhet duke pritur skuadrën e re.

Sa i përket sfidës, Monza gjeti epërsinë me Çurria në minutën e 32-të.

Vetëm në shtesën e pjesës së parë, interistët barazuan falë autogolit të Birindelit.

Pas pushimit, prekja e klasit të Espozito përmbysi shifrat në favor të skuadrës së drejtuar nga Kristian Kivu.

Gjithsesi, në limitet e kohës së rregullt, vendasit surprizuan me Axi, duke bërë që sfida të vendosej vetëm nga goditjet e penalltive. Zikaltërit u treguan më të saktë, duke fituar miqësoren italiane.

Inter ka në program edhe një sfidë tjetër të shtunën kundër Olimpiakos, e fundit përpara nisjes së sezonit të ri të Serie A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!