Greuther Furth nuk fitonte prej tre ndeshjesh në Bundesliga 2 dhe sot u rikthye te suksesi. Ekipi i Mërgim Mavrajt triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Dynamo Dresden. Të dy golat u shënuan nga francezi Keita-Ruel, ndërsa mbrojtësi shqiptar u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes.
33-vjeçari frenoi sulmet e miqve bashkë me kapitenin Caligiuri. Ky trepikësh e ngjit Greuther Furth për momentin në vend të pestë me 14 pikë, gjashtë pikë larg vendit të dytë që të ngjit në elitën e futbollit gjerman.
Mavraj nuk është zgjedhur nga trajneri Reja në ndeshjet e fundit, teksa numëron 900 minuta aktivizim me ekipin e tij. /abcnews.al