Tite e thirri për në Katar 2022, Dani Alves: 4 vite më parë lot trishtimi, sot gëzim

schedule14:24 - 8 Nëntor, 2022

schedule 14:24 - 8 Nëntor, 2022

Dani Alves ka komentuar me shumë emocion thirrjen e tij për Kupën e Botës në Katër.

Katër vite më parë, ish-lojtari i Barceklonës u desh të hiqte dorë nga kampionati botëror në Rusi për shkak të një dëmtimi të rëndë.

“Është një ditë e lavdishme, ndaj jam shumë i lumtur. Ky lajm më mbush me krenari dhe lumturi. Katër vite më parë e humba rastin për shkak të një dëmtimi të rëndë. Atë ditë lotët ishin trishtimi, sot janë gëzimi.

Kanë kaluar katër vite dhe unë tashmë jam këtu, pas kaq shumë përpjekjesh ia vlejti. E di që nuk do të mund t’i kënaq të gjithë, por nuk dua të zhgënjej ata që më besojnë dhe e njohin dashurinë timë për këtë fanellë”, është shprehur Dani Alves./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!