Brazili dhe Argjentina do të përballen nesër në orën 18:00 në Arabinë Saudite. Një ndeshje e tillë është nuk mund të jetë kurrë një miqësore dhe të dyja skuadrat do të bëjnë maksimumin për të triumfuar në klasiken e futbollit botëror.
Leo Messi është rreziku numër një i Argjentinës dhe Tite nuk i kursen elozhet për yllin e Barcelonës. Tarjneri i Brazilit ka folur për Ole, aty ku pranon se frenimi i tij është pothuajse i pamundur.
“Messi është një lojtar i rrallë, ka cilësi teknike të jashtëzakonshme. Nuk mund të neutralizohet kurrë një lojtar i tillë, maksimumi mund të kufizosh. Tentoj të gjej zgjidhjen ideale në lidhje me të, por nuk arrin të më zërë gjumi“, thekson trajneri i kombëtares braziliane. /abcnews.al