Nga konferenca për shtyp, në prag të ndeshjes me Korenë e Jugut, trajneri i “seleçaos”, Tite foli për formën e dy lojtarëve të mbrojtjes braziliane, Danilo dhe Alex Sandro.
Tekniku Tite tha se Alex Sandro nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi, ndërsa Danilo do të bëjë një rikthim në fushën e blertë.
“Alex Sandro është jashtë, nuk është në gjendje fizike dhe mendore për të luajtur. Ne nuk do ta vendosim në fushë sepse respektojmë shëndetin e lojtarëve dhe ai nuk është i shëndetshëm. Sa për Danilon, ai do të jetë në ndeshje nesër.”,- është shprehur Tite.
Ndërkaq, “listës” së dëmtimeve tek “seleçaot”, përveç Neymar, i është shtuar dhe sulmuesi Gabriel Jesus. /i.m /abcnews.al