Tite: Dani Alves ka virtyte mbresëlënëse, kemi 26 sportistë të nivelit elitar

schedule21:01 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 21:01 - 1 Dhjetor, 2022

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Kamerunin, trajneri Tite ka deklaruar se do të “hedhë” në fushë, mbrojtësin veteran Dani Alves.

Ndër të tjera Tite ka shtuar se grupi prej 26 lojtarësh, që kanë udhëtuar drejt Katarit, janë të një niveli tepër të lartë dhe se do të jetë e vështirë, që të gjithë të jenë startues.

“Ai është një lojtar me virtyte teknike mbresëlënëse, prandaj e ka këtë jetëgjatësi në një nivel të lartë. Pike e tij e fortë nuk është shpejtësia, ai është një futbollist teknik. Një trajner vendos në bazë të praktikës dhe jo bazuar në teori dhe kjo ndodh duke i dhënë mundësi të gjithëve. Vendos në bazë të asaj që tregojnë në fushë. Kemi 26 sportista të gjithë të nivelit më të lartë. Janë Fabinho nga Liverpool, Ederson nga Manchester City, Martinelli nga Arsenali. Ka shumë konkurrencë të brendshme dhe unë duhet t’i vendos të gjithë në kushtet më të mira për të konkurruar. Ajo me Kamerunin nuk është një ndeshje e dorës së dytë, është një ndeshje e vështirë, mendoni për Tunizinë që mundi Francën. Kjo është një mundësi për të konkurruar dhe të demonstroj cilësitë e dikujt në një nivel të lartë.”,- është shprehur Tite. /i.m /abcnews.al