Tiroiditi Hashimoto, sëmundja imunologjike e trashëguar!
Kjo është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imun i trupit në mënyrë jo të përshtatshme prek indin tiroidien. Besohet se kjo gjendje ka bazë gjenetike. Hashimoto është më i shpeshtë tek femrat për 5 deri 10 herë më shumë se sa tek meshkujt. Gjaku i marrë nga këta pacient tregon për nivel të rritur të antitrupave ndaj enzimës së quajtur peroksidazë (shkurt At anti-TPO). Personat me këtë sëmundje mund të kenë njëkohësisht edhe sëmundje tjera autoimune si anemia pernicioze (mungesa e vitaminës B12) ose diabet mellitus tip 1.
Tiroiditi Hashimoto mund të identifikohet duke gjetur antitrupat anti-TPO në gjak ose duke bërë ultrazërin e tiroides i cili jep pamje karakteristike ultrasonografike për këtë sëmundje.
-Gjëndra tiroide
Gjëndra tiroide është një nga gjëndrat më të rëndësishme të sistemit endokrin dhe ka një peshë mesatare rreth 20 gram tek të rriturit.
Ka formën e shkronjës H dhe është e ndërtuar nga 2 lobe (i djathtë dhe i majtë) që lidhen nëpërmjet istmit. Ndodhet në zonën antero-laterale të qafës. Gjëndra tiroide prodhon 2 hormone kryesore tiroksinën( T4) dhe trijodtironën ( T3) të cilët janë të stimuluar nga një tjetër hormon TSH(Thyroid Stimulating Hormone), që sekretohet nga gjëndra e hipofizës. Hormonet e tiroidës kontribuojnë në zhvillimin dhe diferencimin e të gjithë qelizave të organizmit.
Cfarë është tiroiditi Hashimoto?
Tiroiditi Hashimoto , tioriditi autoimun ose tiroidi limfocitar kronik, ështe një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides. Tiroidi Hashimoto është një formë e tiroiditit shkaku i të cilës nuk është ende i njohur plotësisht; ekzistenca e predispozitës gjenetike, por edhe faktorët e mjedisit (substancat toksike, teprica e jodit apo edhe infeksionet).
Tiroiditi autoimun prek rreth 10-12% të popullsisë dhe raporti femra/meshkuj është rreth 9:1, pra vihet re predominancë tek seksi femër. Tiroiditi Hashimoto shoqërohet me sëmundje të tjera autoimune: Diabeti tip 1 insulino-vartës, insufiçienca e gjëndrës mbiveshkore, anemia Biermer, poliartriti reumatoid, dermatomioziti, miastenia, vitiligo, etj.
Simptomat e tiroiditit Hashimoto:
Shenja kryesore e kësaj sëmundje është zmadhimi i gjëndrës tiroide e cila ka aspektin e kaucukut dhe zhvillohet gradulalisht gjatë disa muajve. Zmadhimi i gjëndrës tiroide mund të shkaktojë dhe zmadhimin e gjëndreva latero-cervikale (adenopatine).
Evolimi funksional mund të jetë:
Hipotireoze -15 %
Hipertireoze- 5%
Eutiroiditi (Funskioni normal i tiroides)-80%Të tjera simptoma që mund të shfaqen janë: ankthi, nervoziteti, sensibiliteti i shtuar, diare ose kontestipacion, takikardi, etj.
Diagnostikimi i tiroiditit Hashimoto:
Klinikisht është zmadhimi i gjëndres tiroide (struma) dhe zmadhimi ganglioneve latero cervikale (jo i shpeshtë).
Ekzaminimet paraklinike që konfirmojnë diagnozën:
-Dozimi i antitrupave Ab-TG dhe Ab-TPO (Ab-TPO përsiston për disa vite)
-Dozimi i bilancit hormonal TSH, FT4, FT3
-Ekografia e gjendrës tiroide
-Shintigrafia
-Elektroforeza e proteinave – Hipergamaglobulinemi
Mjekimi i tiroiditit Hashimoto
Për të mjekuar sëmundjet autoimune shpesh përdoret kortikoterapia por për tiroiditin Hashimoto, kortikoterapia nuk është efikase. Në format e tiroiditit autoimun me hipotireozë administrohet hormoni tioridian(LT4). Format me hipertireozë mjekohen me antitriodienë të sintezës (ATS). Në rastet kur vëllimi i tiroides është në rritje, ose shfaqen fenomenet kompresive (të shtypjes), apo në rastet e diagnozave të dyshimta (limfomul apo karcinomi i tiroides )praktikohet tiroidektomia.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
/abcnews.al