“Tirja nuk mund të më bëjë shoqe me vete”, flet sanitarja Hoxhaj

schedule14:13 - 10 Shkurt, 2021

schedule 14:13 - 10 Shkurt, 2021

Këtë të mërkurë kanë dalë para gjykatës të akuzuarat si bashkëpuntore me sanitaren Tire Alldervishaj që i mori familjares së një pacienteje 8 milione lekë.

Tre infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.

Në dëshminë e saj para trupës gjykuese sanitarja Hoxhaj ka deklaruar se nuk është e përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe se Tirja nuk mund ta marrë pas vetes.

“Tirja s’mund të më bëjë shoqe me vete. Kam 37 vjet që punoj me ndershmëri”, ka thënë Rukija.

LEXO EDHE: Grupi i Tires del para gjyqtarëve, fshinë mesazhet pas arrestimit

Ndërkohë avokati i Rukije Hoxhës ka deklaruar se klientja e tij nuk ka asnjë komunikim me sanitaren e arrestuar Tire Alldervishaj.

Përgjegjesia penale është individuale prokurori duhet të kishte theksuar se cili është rreziku i ikjes dhe për këtë arsye urdhrat e ndalimit janë të paligjshme. Rukije Hoxhaj nuk ka asnjë komunikim me Tire Alldervishin, por përmendet tangent nga persona të tjerë. Për këtë arsye klientja ime s’ka kryer asnjë vepër penale. Rukija nuk ka asnjë komunikim me askënd dhe nuk mund ti atribuohet klientes time kjo gjë. Rukija na e ka mohuar edhe neve që nuk ka asnjë bisedë me Tiren ajo është nënë e 3 vajzave”, ka thënë avokati.

Ndër të tjera avokati pohon për abcnews.al se Rukija ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe e konsideron të paligjshëm ndalimin e saj, ai kërkon që ajo të hetohet në gjendje të lirë. e.su./abcnews.al