Tiranës i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë

schedule11:00 - 9 Janar, 2019

schedule 11:00 - 9 Janar, 2019

Hapësira pas stadiumit “Arena Kombëtare” do të shërbejë jo vetëm si një ambient çlodhës për të rriturit, por edhe si një hapësirë argëtimi për më të vegjlit e zonës përreth. Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës pas punës rehabilituese të gjithë kësaj sipërfaqe, kanë nisur punën për montimin e këndit më të ri të lojërave për fëmijë në kryeqytet. Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna për montimin e moduleve të reja të lodrave për fëmijët e kësaj lagje.

 “Edhe pse temperatura të ulëta, kolegët nisën punën herët te këndi më i ri i lojërave, pas stadiumit “Arena Kombëtare”.  Shumë shpejt hapësira do të jetë gati për të vegjlit e zonës”, shkroi Veliaj. Me këtë kënd lojërash shkon në afro 40 numri i hapësirave argëtuese për fëmijë të ndërtuara gjatë 3 viteve e gjysmë në gjithë Tiranën.

Gjithashtu rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo hapësirë e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!