Tirana, pas humbjes së pësuar me Kukësin në Shkodër, sot nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 me Skënderbeun në Korçë.
Bardhekuqtë ishin të vendosur mirë në fushë dhe i lanë pak hapësira bardhebluve. Në fillim ishte Seferi ai që iu afrua golit për Tiranën, kurse për korçarët ishte i rrezikshëm në dy raste Dëumfour.
Totre për kryeqytetasit u mundua të befasonte në minutën e 72-të, por portieri Rexhepi ishte në lartësinë e duhur, sikurse Bekaj pas një goditjeje të Mensah.
Ky barazim i bën punë Skënderbeut, ndërkohë që Kukësi nesër do të motivohet maksimalisht të fitojë kundër Egnatias dhe ta çojë në 1 pikë diferencën me Tiranën. / abcnews.al