Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, banues në kryeqytet.
Shkak për arrestimi ne tij është bërë dhuna që ai ka ushtruar ndaj dy vajzave të tij të mitura.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al