Shantazhi kibernetik/ Tiranë, arrestohen tre te rinj, kërcënonin me profile false

schedule11:02 - 2 Shtator, 2024

schedule 11:02 - 2 Shtator, 2024

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.  Në pranga ka rënë Lulzim Kerciku, 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 djem, të moshës 16 dhe 17 vjeç.

Sipas hetimeve, tre të arrestuarit krijonin profile false në rrjete sociale, kryesisht Instagram dhe Facebook, hiqeshin sikur janë vajza dhe më pas flisnin me djem dhe vajza të ndryshme.

Në këto biseda ata krijonin lidhje virtual me djemtë që flisnin dhe u kërkonin foto apo video ndërsa më pas linin takime.

Por në momentin që linin takimet, tre të arrestuarit u shkonin personave që kishin folur me profil false, dhe i kërcënonin për dhënie parash.

Në disa raste, tre te rinjtë kanë mashtruar edhe vajza. Përmes komunikimeve me vajza të tjera, të cilat i bindnin t’u dërgonin foto intime, më pas i përdornin për të ushtruar presion në këmbim të parave, ose përndryshe do t’i publikonin në rrjetet sociale.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin për shuma që varionin deri në 1000 €. Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!