“Tiranë-Prishtinë” në ABC, Baton Haxhiu: Absurditeti i Speciales! “Drejtësi? Provoni Përsëri”

schedule21:53 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:53 - 4 Dhjetor, 2020

“E vërteta me fjalë”. Kështu e nisi Baton Haxhiu emisionin më të ri “Tiranë-Prishtinë” që startoi mbrëmjen e sotme në ABC duke u ndalur tek Gjykata Speciale e Kosovës. Ai e cilësoi absurditet, krijimin e kësaj gjykate, duke e vendosur në planin e gjerë të drejtësisë ndërkombëtare.

Që prej Gjykatës së Nurembergut, deri tek Gjykata Ndërkombëtare Penale, sipas tij drejtësia ndërkombëtare nuk njeh një gjykatë të tipit të Gjykatës Speciale.

Për më tepër, shprehet ai miqtë që ia kanë kërkuar Kosovës formimin e kësaj gjykate në emër të drejtësisë, në një situatë të ngjashme janë sjellë ndryshëm. Përderisa SHBA-ja ia kërkonte Kosovës, përmes atëherë ambasadores Tracy Ann Jacobson, formimin e Gjykatës Speciale, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale paralajmëron hetim për krimet e dyshuara amerikane në Afganistan, iu heq vizat dhe bllokon llogaritë zyrtarëve të kësaj gjykate.

Duke hetuar krimet gjatë luftës në Kosovë dhe akuzat e dënimet për ato krime, del në pah e vërteta pothuajse e pabesueshme: më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime lufte në Kosovë. Rrjedhimisht, sintetizimi i këtyre pikave me rëndësi, e jep një pamje më të qartë për relacionin e drejtësisë me krimet e luftës në Kosovë.

“Historia e të drejtës penale ndërkombëtare nuk njeh një rast tjetër të krijimit si Gjykata Speciale. Të kthehemi te e e vërteta. Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 815 persona, prej tyre 10 794 shqiptarë, 2194 serbë dhe 527 nga etni të tjera.

Ndër shqiptarët e vrarë 8662 ishin civilë. Fëmijë janë 239 ndërsa pleq mbi 100 vjeç 4. Për këtro krime gjykata ka akuzuar 19 persona, 9 serbë dhe 6 shqiptarë. Prej tyre janë dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë. Milan Milutinoviç, president i Serbisë është shpallur i pafajshëm. Ndërsa Sllobodan Millosheviç i njohur ndryshe si Kasapi i Ballkanit ka vdekur gjatë gjykimit”,thotë Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu përmend masakrat që kanë mbetur pa përgjigje nga drejtësia ku kanë humbur jetën qindra shqiptarë “Drejtësi? Provoni Përsëri”, përmbyll Baton Haxhiu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!