“Tiranë-Prishtinë- Ku gabuam?” Mero Baze: Ju tregoj arsyen pse jemi dy shtete të paafta

schedule22:54 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 22:54 - 25 Dhjetor, 2020

Kemi qenë të pamundur, apo kemi gabuar? Gazetari Mero Baze i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tiranë-Prishtinë- Ku gabuam?” përballë Baton Haxhiut i cilësoi administratat e dy shteteve të paafta. Për të shpjeguar këtë, ai mori një shembull konkret, tregun.

Ne jemi të paaftë njëherë në këtë aspekt. Ne kemi administrata që nuk kanë axhenda me prioritet, por me prioritet dite, ca do të bëjmë sot, do të fitojmë ca lekë. Nuk kemi administratë që të ketë prioritet që nuk devijohet për asnjë shkak.

Prioriteti që Shqipëria dhe Kosova pas 1999 të zhvillonin një treg të përbashkët s’i ka ndalë askush, vetëm mendja e tyre, e kanë thënë gjithmonë, edhe ata të Kosovës këtë kënd kanë, por asnjëherë nuk e bëjnë.

Rrushin e Kosovës dhe pataten e Shishtavecit nuk i shesin do te njëri tjetri, kaq banale është. Në këtë aspekt jemi të paaftë. Ende dominon tregu serb në Kosovë. Mallrat serbe.

Qeveria serbe ka prioritete që kanë eksporte në Kosovë. Qeveria shqiptare dhe e Kosovës u vendosin gjoba njëri tjetrit për ata që qarkullojnë nga Shqipëria në Kosovë. Kjo është cështje aftësie. Ne jemi shtete të paafta” tha Baze./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!