Tiranë, plagosja pranë xhamisë/ Hetimet: Autori dhe i plagosuri kishin konflikte. Dëshmitë: Jazaj e bullizonte vazhdimisht

schedule15:11 - 3 Janar, 2024

schedule 15:11 - 3 Janar, 2024

Një konflikt i vazhdueshëm mes Agim Jazajt dhe Saimir Xhafës nuk u shua as në xhaminë Xhura, ku të dy kryenin ritualin e faljes. Mesditën e 1 Janarit, Saimir Xhafa 36-vjeç, pas debatit me Agim Jazajn e qëlloi atë 3 herë në bark duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas hetimeve, i plagosuri Agim Jazaj e ofendonte vazhdimisht dhe bullizonte 36-vjeçarin Saimir Xhafa. Kjo situatë u përsërit edhe më 1 janar, kur të dy kanë pasur një debat brenda xhamisë Xhura. Kjo eshte deshmuar me pamjet filmike të administruara nga grupi hetimor, por edhe nga dëshmitarët okulare.

Pas daljes nga xhamia 36 vjecari merr armen ne makinen e tij me te cilen qelloi 51 vjecari Agim Jazaj. 51 vjeçari vijon të jetë në spitalin e Traumës, nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa grupi hetimor ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje.

Kurse policia ende nuk ka mundur të biere në gjurmët e autorit 36-vjeçar Saimir Xhafa. Për gjetjen e këtij të fundit policia ka vënë edhe një shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep infomacione.

Policia ka ushtruar një kontroll edhe në banesën e Saimir Xhafës tek Kodra e Priftit, por aty nuk janë gjendur sende të jashtligjshme./abcnews.al