Një autobus i linjës së Unazës së Re është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, pranë godinës së Ministrisë së Jashtme.
Dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, autobusi ka marrë flakë në lëvizje.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al