Tiranë, në ’96 i vranë xhaxhanë, dhunohet dhe kërcënohet me jetë Gentian Bardhoshi

schedule20:32 - 28 Gusht, 2012

schedule 20:32 - 28 Gusht, 2012

Një person u dhunua mbrëmjen e djeshme në një lagje periferike të Tiranës. Burime bëjnë me dije se Gentian Bardhoshi me origjinë nga Hasi ishte duke lëvizur në rrugicat e lagjes “Allias” teksa për arsye ende të pazbardhura nga policia është bërë pre e një sulmi fizik dhe kërcënimesh nga disa persona.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes pasi deri më tani nuk ka një prononcim nga policia edhe pse kanë kaluar 24 orë, ndërkohë që Bardhoshi shprehet se personat në fjalë  e kanë kërcënuar se do ta “zhduknin atë bashkë me familjen”.

Situata bëhet edhe më e rëndë për faktin se familja nga Hasi nuk ka mundur të bëjë denoncim në polici duke pretenduar se oficerët e policisë gjyqësore nuk ia kanë pranuar. Rrahman Bardhoshi, babai i të riut shprehet se kanë informacione që dhunimi i të birit është bërë nga pjestarë të një grupi të njohur kriminal në zonën e Hasit, të cilët kanë lidhje edhe me policinë.

“Ky është edhe shkaku se përse nuk na e pranojnë denoncimin dhe tani jemi detyruar që ta shpresim shqetësimin tonë në media. Ne ndjehemi të kërcënuar, pasi as shteti nuk na mbron më”, shprehet Rrahman Bardhoshi.

I gjithë kalvari i familjes nis në vitin 1996, kur xhaxhai i Gentian Bardhoshit, R.B, atëhere 32 vjeç u ekzekutua nga një bandë e njohur për veprimtarinë e saj kriminale në zonën e Hasit.  /ABC NEWS 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!