Tiranë, “maskat” i sulmojnë shtëpinë efektivit të rrugores, zbardhet denoncimi

schedule15:59 - 3 Nëntor, 2021

schedule 15:59 - 3 Nëntor, 2021

Një 41 vjeçare në Tiranë ka bërë denoncim se 5 ditë më parë disa persona ende të paidentifikuar i kanë sulmuar portën e jashtme të shtëpisë. Kjo ngjarje, ka thënë ajo në kallëzim, është e përsëritur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.3, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi shtetasja R. P, 41 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.10.2021, persona të paidentifkuar, i kanë shkaktuar dëmtime, dyshohet me sende të forta në portën e jashtme të banesës së saj, me adresë në rrugën “Kastriotet”, Tiranë, ngjarje kjo sipas kallzueses e përsëritur në kohë të ndryshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të ngjarjes”, thotë policia.

Burime për gazetaren e ABC Xhensila Kodra bëjnë me dije se dononcimi është bërë nga një familjare e efektivit të policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat Ilir Pica. Efektivi ka pretenduar se persona të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e tij duke terrorizuar familjen.

Pas denoncimit, prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje për të hetuar se cilët janë personat që sipas denoncimit, me sende të forta i kanë goditur dhe dëmtuar portën e jashtme të shtëpisë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!