Tiranë, konflikt në ish-Bllok, një 39-vjeçar goditet me qytën e pistoletës

schedule16:13 - 6 Mars, 2021

schedule 16:13 - 6 Mars, 2021

Një 39-vjeçar me inicialet E.Xh., është goditur me qytën e pistoletës nga një person që ende nuk është identifikuar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën  e kësaj të shtune në zonën e ish-Bllokut . Si pasojë e goditjes 39 vjeçari është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit./abcnews.al