Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare. Sipas policisë 56-vjeçari e ka kërcënuar gjithashtu me thikë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq Materialet i kaluan Prokurorisë.
/abcnews.al/