Tiranë, kapet finlandezi i kërkuar ndërkombëtarisht

schedule09:33 - 26 Janar, 2019

schedule 09:33 - 26 Janar, 2019

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas finlandez të shpallur në kërkim. Në një njoftim të uniformave blu thuhet se 34-vjeçari M.S. është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë finlandeze. Ai është dënuar në Prill të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit në Helsiniki me 3 vjet e 11 muaj burgim.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi”, njoftoi policia.

Pikërisht prej panikut dhe rrezikut që i ka shkaktuar qytetarëve finlandezë, 34-vjeçari kryesonte listën e personave më të kërkuar në Finlandë. Ai u kap falë shkëmbimit të informacioneve mes Zyrës së Interpol Tiranës dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpol dhe tani pritet të ekstradohet drejt shtetit skandinav./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!