Tiranë/ I shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, vihet në pranga 30-vjeçari

schedule12:06 - 2 Nëntor, 2023

schedule 12:06 - 2 Nëntor, 2023

Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga 30-vjeçarin e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal..

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Team”.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Team”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim , 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al