Tiranë/ Grabitje me armë zjarri ndaj pronarit të një servisi makinash

schedule23:08 - 1 Prill, 2023

schedule 23:08 - 1 Prill, 2023

Një pronar i një servisi ka rënë pre e një vjedhjeje mbrëmjen e sotme në Paskuqan. Dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur nën kërcimin e armës orën e dorës dhe varësen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën “Demokracia”, Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve./abcnews.al