Açka: Pse nuk do marrë pjesë në protestën e Sali Berishës

schedule10:25 - 30 Qershor, 2022

schedule 10:25 - 30 Qershor, 2022

TIRANË – Deputetja e PD, Flutura Açka edhe një herë ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Ajo në një dalje për mediat ka theksuar se nuk do të jetë fizikisht në Tiranë, por që protestën e saj ajo e ka bërë çdo ditë me fjalë.

“Unë nuk jam personalisht por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj. Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë”, tha Açka.

/abcnews.al/