Tiranathlon/ Eventi madhështor sportiv njihet me fituesit e kategorive përkatëse

schedule10:58 - 29 Maj, 2023

schedule 10:58 - 29 Maj, 2023

Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të tretin vit radhazi. Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap

Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Në këtë garë morën pjesë shumë të rinj, mes tyre edhe të mitur të cilët që në moshë të hershme janë marrë me sport dhe çiklizëm.

Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:

 

SPRINT – MESHKUJ

  1. Panagiotis Polyzos
  2. Kivanc Sahinkaya
  3. Angelos Vozikis

 

SPRINT – FEMRA

  1. Iva Pavlovic
  2. Evelina Bobujani
  3. Danai-Elina Makridaki

 

OLYMPIC – MESHKUJ

  1. Borislav Palashev
  2. Strahinja Trakic
  3. Albion Ymeri

 

OLYMPIC – FEMRA

  1. Anastasia Peycheva
  2. Konstantina-Nantia Zyntzanaki
  3. Gergana Stoyanova

 

OLYMPIC RELAY

  1. Eduard Dalla
  2. Miti Kote
  3. Kristo Naci

 

SPRINT RELAY

  1. Bujar Bakiu
  2. Dorian Hoxhallari
  3. Julian Lekocaj

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!