Tirana zyrtare dënon sulmin e Iranit/ Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Izraeli vlerëson mbështetjen e Shqipërisë

schedule21:33 - 15 Prill, 2024

schedule 21:33 - 15 Prill, 2024

Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv thotë se Izraeli vlerëson mbështetjen e Shqipërisë, duke e cilësuar si një vend mik. Në një intervistë për emisionin “360 gradë” në ABC News, ambasadorja shqiptare përmendi dënimin e sulmit nga autoritetet shqiptare dhe raportet mes dy vendeve.

“Instancat më të larta të shtetit shqiptar kanë dënuar sulmin e Iranit, kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon. Një tjetër pikë e përfaqësuesve të lartë të shtetit, duke nënkuptuar Ramën, presidentin dhe ministrin e Jashtëm,  kanë nënvizuar nevojën për armëpushimin në Gaza, për të shtuar ndihmën humanitare dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Kjo ka qenë linja e të tre deklaratave të përfaqësuesve të shtetit shqiptar.

Sa i takon marrëdhënies tonë në të shkuarën, kujtoj këtu përgjatë Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore, jemi një vend që pavarësisht popullatës myslimane kemi ditur të tregojmë qytetërim, njerzillëk dhe vlera të pashoq në të gjithë Evropën dhe kjo është vlerësuar dhe e përmendur në të gjitha takimet e lartë midis Izraelit dhe Shqipërisë. Gjithashtu një tjetër vlerësim i Izraelit ka qenë edhe roli jonë në Këshillin e Sigurimit, që u mbyll në 2023 duke na vlerësuar dhe cilësuar si një shtet mik, duke vënë në dukje vlerat e besës dhe shqiptarisë mbi të gjitha fetë dhe duke na paraqitur si një komb unik, ku identitetin kombëtar e kemi të bazuar mbi gjuhën dhe traditat etnike dhe jo duke i lejuar vetes që feja të na përçajë në vlerat tona humane.”, u shpreh ambasadorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!