Zëvendës presidenti i Partizanit të Beogradit, Vladimir Vuletic, e ka parë veten sërish në qendër të skandalit, pasi i ka bërë “like” një postimi të një tifozi të Partizan Beogradit në Tëitter.
Postimi ka qenë po ashtu skandaloz, me tifozin që i uron vdekjen lojtarëve të Cverna Zvezdës në sfidën ndaj Tiranës. “Nëse më pyesin se cilën skuadër do të mbështes në sfidën Tirana-Zvezda, nuk do të bëj tifoz për asnjërën skuadër.
Do të bëj tifoz për një meteor të madh, i cili dua që të rrëzohet në mes të fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët. Ndërsa për lojtarët e Tiranës, shpresoj të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jenë në fushë”, shkroi tifozi. Këtij postimi, Vuletic i ka bërë “like” dhe menjëherë ka marrë vëmendje të madhe në mediat serbe./abcnews.al
Član uprave FK Partizan lajkuje tweet u kom se želi smrt svih igrača FK Crvena Zvezda. I na sve to, ima likova koji gotive debelog profesora… Pa nismo isti… #fkcz #fkp pic.twitter.com/0cf4udqEnX
— Hedonista (@pixi_srdb) August 20, 2020