Tirana testohet përballë Juanfran dhe “veteranit” Papiss Cisse

schedule13:49 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 13:49 - 31 Dhjetor, 2019

Tirana do zhvendoset në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore. Prej 5 janarit bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo do të stërviten atje, ndërkohë që janë programuar edhe disa ndeshje miqësore.

Ato do u shërbejnë shumë kryeqytetasve para nisjes së pjesës së dytë të kampionatit. Deri më tani janë konfirmuar dy prej tyre. Më 8 janar Tirana do të përballet me turqit e Alanyaspor, që kanë në përbërje lojtarë si Juanfran dhe Papiss Cisse.

Ndeshja zhvillohet prej orës 17:00, në “Gloria Futbol Center”. Një javë më pas, më 15 janar, bardheblutë do të përballen me polakët e Korona Kielce. Me shumë mundësi Tirana do të zhvilloje edhe një ndeshje tjetër miqësore, për të qenë gati për rinisjen e kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!