Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj duke tirumfuar me shifrat 89 me 64 në përballjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Edhe pse Besëlidhja tentoi që të shkurtonte diferencën për gjatë gjithë takimit, bardheblutë ishin të vendosur mirë në parket dhe mjaft të motivuar përballë lezhianëve.
Kjo ishte finalja e pestë mes dy ekipeve, me Tiranën që arriti të fitonte këtë trofe të rëndësishëm sezonal.
Ndërkohë, sfida ka qenë e tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, me tifozeritë që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës dhe me praninë e shumtë të stjuardëve për të garantuar rendin.
Kështu Tirana rikthehet kampione e Shqipërisë pas 5 vitesh mungesë, duke u rikthyer në elitën e basketbollit shqiptar.
Play off-Meshkuj
Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 93-77
Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 73-80
Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 63-76
Nd.4, Tirana – Besëlidhja, 82-66
Nd.5, Besëlidhja – Tirana, 64-89