Dita e sotme ka një rëndësi të madhe për shqiptarët pasi me votën e tyre do të zgjedhin se cilin dëshirojnë që t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.
Nga të dhënat e KQZ-së deri në orën 10:00 vërehet se ka një rritje të konsiderueshme të qytetarëve që po u drejtohen kutive të votimit, krahasuar me 4 vitet e kaluara.
https://www.youtube.com/watch?v=xeSTg_hVlq0
Në Tiranë qytetarët po shkojnë masivisht në votime. Deri në orën 10:00 në Tiranë kanë votuar 18.39% e qytetarëve, ndërsa 4 vite më parë shifra ishte 16,91%.
Nga të dhënat e deritanishme, pjesëmarrja më në rritje është edhe në qarkun Korçë, Berat, Dibër, Elbasan dhe Fier. Ndërsa pjesëmarrje më e ulët se sa në 2017 për këtë fashë orare ka: Kukësi, Gjirokastra, Vlora, Lezhë. Të tjerat janë thuajse në të njëjtin nivel./ db/ Abcnews.al