Orges Shehi është sërish trajner i Tiranës dhe do të nisë menjëherë nga puna. Trajneri durrsak zëvendëson ish-trajnerin Ardian Nuhiu në stolin bardheblu, dhe do të jetë në drejtim të ekipit në ndeshjen e radhës në Superligë.
Klubi kryeqytetas shkarkoi Nuhiun për rezultate të dobëta në kampionat, me ekipin që ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon rënien në Kategorinë e Parë. Shehi ka qenë edhe më parë trajner i bardhebluve, duke fituar edhe titullin kampion në 2022, që është i fundit për ekipin nga kryeqyteti.
Shpresa është që Tirana të nisë një seri rezultatesh pozitive për të mbijetuar në elitë, ndonëse prova e parë e teknikut të ri do të jetë e vështirë. Rekordmenët e titujve luajnë të premten në fushën e Vllaznisë që kryeson Superligën.


