Një pjesë e territorit shqiptar mbrëmjen e sotme është përfshirë nga reshjet e shiut. Kushtet e këqija atmosferike janë zhvendosur në kryeqytet, dhe kryesisht në pjesën e ultësirës perëndimore.
Por si do të jetë moti në fundjavë?
Nesër reshjet do të largohen nga jugu dhe veriu ku do të ketë një mot të kthjellët me temperatura të ulëta. Pjesa e Shqipërisë së mesme do të jetë me vranësira kalimtare.
Ndërkohë që moti i keq me stuhi do të rikthehet sërish pasditen e së dielës. Gjithashtu java do të nisë me mot të keq./ Abcnews.al