Tirana dhe Partizani është supersfida e javës së gjashtë e “Abissnet Superiore”, që do të luhet ditën e hënë, ora 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Derbi i parë për këtë sezon po vjen më shumë entuziazëm, sepse të pranishëm në stadium do jenë edhe tifozë.
Të dy skuadrat po përgatiten për këtë ndeshje që ka bërë historinë e futbollit shqiptar me përballjet mes tyre.
Kur jemi akoma në situatën e COVID-19, ekipet nuk kanë dashur të surprizohen në moment të fundit nga ndonjë lojtar dhe i janë nënshtruar bërjes së tamponit. Mësohet së të dy skuadrat kanë rezultuar negativ. Një lajm i mirë ky për drejtuesit e ekipeve.
Kujtojmë se para pak ditësh Tirana ishte kthyer në vatër infeksioni me COVID-19, duke u infektuar 8 futbollistë dhe pjestarë të stafit. /f.a/abcnews.al