Teksa jemi vetëm dy ditë para ndeshjes së madhe të “Abissnet Superiore”, ethet e derbit sa vijnë e shtohen.
Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me shpresën e madhe e që të dalin fitues, nga përballja mes tyre e luajtur në “Air Albania”.
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja në këtë takim do ketë mungesa të rëndësishme, që do e vështirësojnë punën e tij për të ndërtuar një formacion që mund të përballojë Tiranën.
Ergus Kaçe është mungesë e sigurt, duke humbur kështu edhe derbin e tij të parë. Mesfushori shqiptar i ardhur me bujë tek “demat”, ka shfaqur shqetësime edhe para ndeshjes me Kukësin, duke bërë që drejtuesit të mos e kenë të gatshëm për këtë takim.
Edhe Lucas Cardozo është një tjetër mungesë për Partizani, i cili ka humbur jo vetëm derbin por edhe disa ndeshje të tjera, sepse pritet të kthehet nga dëmtimi në fund të vitit.
Sikur të mos mjaftonin vetëm kaq, edhe Tedi Cara ka shfaqur probleme dhe është akoma në dyshim nëse do të jetë i gatshëm të luajë kundër Tiranës kryesuese të kampionatit. /f.a/abcnews.al