Tirana në krizë/ Blendi Nallbani analizon kryeqytetasit

schedule14:52 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 14:52 - 27 Dhjetor, 2018

Tirana del nga kriza vetëm nëse vijnë aksionerë të tjerë. Ish-portieri I shquar bardheblu, Blendi Nallbani, flet për gjendjen e klubit kryeqytetas.

Në kohën e tij ishte një figurë. Blendi Nallbani shkëlqeu me kombëtaren shqiptare, me Partizanin, por sidomos me Tiranën, në radhët e së cilës fitoi trofe të shumtë në vitet 90-të dhe 2000.

Ish-portieri, një tiranas autokton, sot shef i klubit Studenti, analizon gjendjen në klubin bardheblu.

Nallbani:  “Një ekip futblli nuk mund të mbahet dot nga një njeri. Tirana është ekip që një lojtar paguhet 2500 euro në muaj, që për Shqipërinë është shumë. Donatorët e Tiranës bënë një gjë shumë të mirë. Më vonë kur kaloi në varësi të Refik Halilit qe një gabim. Ai nga dashamirësia, por nuk mund ta mbash dot një klub vetëm”.

Nallbani ka mendim shumë të mirë për ekipin aktual dhe trajnerin Mema.

Nallbani: “Tirana ka ekipin më të mirë në Shqipëri pavarësisht halleve të tjera, Tirana mund të dalë edhe në Europë me atë grup që ka”.

Pavarësisht se është formuar tek Partizani, i mbiquajturi “Tata”, e përkufizon kështu Tiranën.

Nallbani: “Për mua Tirana ngelet klubi më i madh në Shqipëri, pavarësisht se nuk mund të me vijë mua mirë edhe tiozave të tjerë të Partizanit”.

Për klubin Studenti, ku ai është shef, por edhe për klubin shumësportësh Partizani, një ditë më parë ndodhi një ndryshim.

Nallbani: “Morëm konfirmimin që jemi në varësi të Bashkisë së Tiranës meqënëse kryetari është një çun i ri, apasionant pas sportit, del vetë në maratona”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!