Tirana me ide të qarta, huazon tre talente te Burreli e Erzeni

schedule21:20 - 31 Gusht, 2021

schedule 21:20 - 31 Gusht, 2021

Tirana ka menduar të huazojë disa prej të rinjve që ka në përbërje. Trajneri Nevil Dede ka marrë dy prej tyre tek Erzeni në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi Argel Avdiu dhe mbrojtësi Omar Musaj do të jenë pjesë e ekipit nga Shijaku sezonin e ardhshëm, ndërkohë që edhe një mesfushor ka kaluar te Burreli.

Bëhet fjalë për Andri Stafën, një lojtar i talentuar të akademisë bardheblu. Te matjanët ai gjen Saimir Patushin, një tjetër emër i spikatur te Tirana si lojtar. Ai tani është trajner i Burrelit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!