Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana lë pas humbjen me Partizanin

schedule22:07 - 3 Tetor, 2018

schedule 22:07 - 3 Tetor, 2018

Tirana shpëtoi pozitat e trajnerit Ze Maria, duke marrë një fitore të vështirë në fushën e Kastriotit. Kryeqytetasit ia dolën 3-2 dhe lanë pas humbjen e derbit.

Pengesa ishte e kalueshme dhe u kalua.

Tirana mori fitoren në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, që quhej vendas, duke forcuar disi pozitat e saj në renditje, por edhe pozitat e trajnerit Ze Maria.

Braziliani vërtet iu shmang shkarkimit pas humbjes së derbit, por një tjetër disfatë apo edhe barazim mund të kishin rezultuar fatale për të.

Bardheblutë, gjithsesi, nuk e patën të lehtë si Skënderbeu disa javë më herët, por u desh të vuajnë deri në fund.

Ishin, madje, në dizavantazh kur Bardhi shënoi në portën pa portier pas daljes së Ilion Likës.

I papritur ndoshta reagimi i kryeqytetasve të cilët përmbysën shifrat në vetëm 7 minuta.

Problemi i realizimit, më i vështiri për ekipin e Ze Marisë, këtë herë nuk u bë pengesë.

Thënë kjo, Tirana nuk ishte plotësisht bindëse, duke pësuar dy gola, e duke u rrezikuar deri në fund për t’i ikur fitorja nga duart.

Miqtë patën edhe ankesa ndaj gjykimit, pasi pretenduarn për një penallti me anë të Blazhevskit, ndërsa kërkuan që goli i dytë i krutanëve të mos quhej i tillë pasi, sipas tyre, topi nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Me këtë sukses, tiranasit u ngjitën në kuotën e 8 pikëve, sërish poshtë në renditje, në vend të shtatë.

Kastrioti zbriti në vend të fundit dhe trajneri Plori deklaroi se do t’i kërkojë dorëheqjen krerëve të klubit.

Në ndeshjet e tjera, Laçi mundi 1-0 Flamurtarin dhe vazhdoi ngjitjen, ndërsa Luftëtari ndërroi vendet në klasifikim me Kamzën, duke e mposhtur 1-0 në Gjirokastër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!