Ndeshjet Tirana-Kukësi dhe Bylis-Partizani ishin në fokusin e Suljeman Starovës dhe Ermal Tahirit, që bënë analizat e tyre në emisionin “Pressing”. Fillimisht, foli Starova, i cili u ndalua te Tirana-Kukësi, ndërsa Tahiri preku të dyja ndeshjet:
Starova: “Sipas meje, fanella e Tiranës është shumë e rëndë. Edhe Kukësi ka histori këtë pesë vite në elitë. Duke vlerësuar Tiranën, që ka skuadër të mirë, Kukësi për herë të parë ka talente, luajnë mirë në sulmin gradual. Kanë dhe probleme të jashtme, stadiumin dhe publikun. Fakti që mobilizimi i të dyja skuadrave ishte në 100% dhe fakti që Tirana kaloi e para në avantazh e nuk shtoi një marsh, tregoi shumë gjëra.
Gavazaj, por dhe të tjerët, deri para 2-3 javësh kishim vetëm Shkurtajn golashënues. Emrat e mëdhenj nuk kishin shënuar. Kukësi e vlerësoi maksimum këtë sfidë. Me gjithë problemet që ka pasur Kukësi, është i justifikuar sezoni deri më tani. Janë me këmbë në tokë, këtë janë kanë ndeshje me Teutën, shumë e vështirë. Nuk ka një skuadër që të dalë e të thotë që e kam të sigurt një ndeshje. Shpirti i garës duhet gjatë gjithë kohës”.
Tahiri: “Partizani nuk po shkëputet dhe po u jepet mundësia ekipeve të tjera ta kapin. Janë shtatë ekipe që kanë pak diferencë. Nuk janë stabël në të gjitha ndeshjet. Broja po luan në krahun e majtë, me futjen e Telushi. Ndoshta mungesa e Malës ndikon, i cili i jep shumë shpejtësi sulmit. Gjithashtu edhe mungesa e Solomon. Bylisi doli shumë në sulm dhe u fut në zonën kundërshtare. Ky kampionat nuk të lë hapësirë që të kesh luksin të humbësh apo të barazosh. Kjo i bën më të forta ekipet e vogla.
Partizani duhet të jetë më i kujdesshëm. Nuk janë superiore, thjesht kanë më shumë lojtarë në stol. Partizani edhe me Gegën nuk ka bërë shumë futboll. Më vjen mirë që shënuan tre sulmuesit e Kukësit. Janë tre nga më të mirët. Kukësi tani po hun në garë për të luajtur futboll të mirë dhe për të garuar për titullin. U rikthyen të gjithë te Kukësi, Limaj, Shkurtaj e të gjithë. Edhe mobilizimi me Tiranën solli atë lojë të bukur. Vazhdimësia është gjë tjetër pastaj”./abcnews.al