Në “Elbasan Arena”, çerekfinalja mes Tiranës dhe Teutës është mbyllur në barazimin 1-1, ku fati për skuadrat u vendos vetëm në godtijet e penalltive.
Durrsakët kaluan të parët në avantazh, me Peposhin që gjeti golin në minutën e 28’ falë një 11 metërshi.
Shumë përpjekje nga Tirana për të barazuar, por Teuta arriti të mbrohej mjaft mirë. Atëherë kur ekipi durrsak ishte bërë gati të festonte kalimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Latifi gjen golin për Tiranën në minutën e 97’, duke e çuar kështu sfidën në shtesa.
Sfida 120’ minutëshe përfundoi me barazimin 1-1, me skuadrën që iu drejtuan goditjeve të penalltive. Në “roletën ruse”, fitimtarë dolën bardheblutë e kryeqytetit./h.ll/abcnews.al

