Tirana “humbet” forca në mesfushë, por “ngroh” xhepat, Totre drejt Ukrainës

schedule21:10 - 20 Korrik, 2022

schedule 21:10 - 20 Korrik, 2022

Tirana do të humbasë një element cilësorë në mesfushë, pasi lojtari 25-vjeçar është shumë afër kalimit te skuadra ukrainase.

Sipas “Super Sport”, Ennur Totre do të lërë kryeqytetin shqiptarë, pasi Tirana ka arritur marrëveshjen me Vorskla Poltava për shërbimet e mesfushorit.

Nga ky transferim kampionët e Shqipërisë pritet të përfitojnë 250 mijë euro dhe 50 të tjera në formë bonusesh të cilët varen nga paraqitjet e Totres.

Javën e ardhshme, mesfushori do të udhëtojë drejt Ukrainës për të firmosur një kontratë 3-vjeçare, nga e cila 25-vjeçari pritet që të përfitojë 180 mijë euro në sezon plus bonuse.

Pavarësisht situatës së krijuar në Ukrainë, kampionati do të zhvillohet në qytetet në kufi me Poloninë. Nëse do të ketë problematika atëherë kampionati do të zhvendoset në Poloni.  Vorskla është një herë fituese e Kupës së Ukrainës, ndërsa sezonin e shkuar në 18 ndeshje mori 33 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!